Policia: U intervistuan katër dëshmitarë për trupin e pajetë të groposur në një arë

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me trupin e pajetë që u gjet i groposur në Baicë të Lipjanit.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërkaq janë intervistuar katër dëshmitarë.
“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60-vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.