Policia ua prish planet Intelektualëve

Drita sot zyrtarisht ka fituar titullin e Superligës duke e ngritur trofeun e tretë në histori.
Intelektualët kanë njoftuar një festë në qytetin e Gjilanit por duket se nuk do të bëhet.
Ata kanë njoftuar se Policia nuk i ka lejuar të festojnë për shkak gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Ky është njoftimi i tyre:
NJOFTIM!
Per shkak te gjendjes aktuale ne vendin tone me virusin Covid19 festa e paralajmruar nuk do te mbahet sonte, pasiqe edhe Policia nuk po lejon tubime masive te njerezve
Diteve ne vijim do te ju lajmrojme per festen tone se bashku me lojtaret.
DRITA, KRENARIA E QYTETIT