75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia, ua rikujton shoferëve së dimri po afron

Sezoni dimëror po vjen, derisa Policia e Kosovës ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me mjetet e nevojshme dimërore.

Nga 15 nëntori deri më 15 mars sipas policisë kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.

Policia u ka apeluar shoferëbe që të nisin përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror.

Kujtojmë se për ata që nuk i përfillin këto rregulla, pasojnë gjobat. /Indeksonline/