09:17 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia vazhdon aksionin për arrestimin e zyrtarëve serbë, në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës.

“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.