75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / AR

Policia: Zafir Berisha sulmoi fizikisht zyrtarët policor

Gjatë ditës së sotme në Prizren është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti Zafir Berisha.

Nga Policia në Prizren për Indeksonline thonë se ai i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

Siç thotë Policia, në shenjë pakënaqësie i njëjti i ka fyer, ofenduar, kërcënuar dhe në fund i ka sulmuar fizikisht policët.

Ai ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”./Indeksonline/