Policia zbulon bastoren ilegale në Mitrovicë

Policia gjatë patrullimit në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë kishte hasur në një lokal të hapur në të cilin lokal kishin qenë duke u luajtur lojëra të fatit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar tre televizorë, një shtëpizë e kompjuterit me monitor dhe një mini printer.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në orën 13 e 20 minuta, transmeton IndeksOnline.
Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy person të cilët me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/