Policia zhvilloi një aksion të madh pas mesnate në Prishtinë

Mbrëmë pas mesnatës, një numër i madh pjesëtarësh të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion të madh në lagjen “Qendresa” në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë folur për IndeksOnline, një automjet “Pikap” është ndaluar nga forcat e policisë.
Pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë momentin kur automjeti është ndaluar, por deri tani nuk ka asnjë informacion nëse aty është gjetur diçka e paligjshme.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për të ofruar më shumë detaje rreth këtij aksioni./IndeksOnline/
