75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / A. M.

Policia zhvillon bastisje në veri, lidhet me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion/bastisje në disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Ende nuk dihet ende nëse ka ndonjë të arrestuar deri tash.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni tre sulmues u vranë. Është kapur edhe arsenal i madh armësh.

Për këtë, është deklaruar edhe Veton Elshani, zv/drejtor i PK-së për rajonin e Veriut.  /Indeksonline/