Policia zhvillon një aksion kundër korrupsionit në Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër korrupsionit në tri rajone të vendit: Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnlinen zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se operacioni po zhvillohet nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të gjykatës kompetente.
“Sot, më 29.05.2025, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore: Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, ka thënë Kelani për IndeksOnline.
Sipas Kelanit, detaje shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit./IndeksOnline/