75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 29 Maj 2025 / FR

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Ulpiana” te fontana.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

IndeksOnline ka mësuar se dyshimet e para janë se viktima mashkull i moshës rreth 25-vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/