Policja nga Shqipëria që mbeti pa dy gishta do të shkon për shërim në këtë vend
Në muajin shkurt, efektivja e policisë Ina Nuka do të shkojë sërish drejt Turqisë për të kryer një tjetër operacion që do e ndihmojë në rikuperimin e dëmtimit të gishtave të dorës.
24 vjeçarja, e cila u plagos gjatë një proteste ka marrë mjekim të vazhdueshëm në spitalet e Shqipërisë gjatë kohës së rehabilitimit.
“Jam mjekuar çdo ditë në Spitalin e Traumës ku shkoj për fizioterapi, të shohim si do të shkojë operacioni tjetër”, tha Nuka në një dalje para mediave.
Ina Nuka u prit në një takim nga ambasadori turk në Shqipëri, ndërkohë që theksoi se nuk ka menduar kurrë që të heqë dorë nga policia: “Ndoshta kjo është një ngjarje që më ka bërë më të fortë, edhe pse ata që kam afër dhe që më duan më thonë mos u rikthe, kjo është e pamundur, do rikthehem edhe më mirë”.