75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / P M

Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Liridon Hajdar Podrimjën nga Gjakova, i cili konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

Sipas policisë, ai kërkohet për disa vepra penale, përfshirë:

  • Kanosje ndaj personit zyrtar,
  • Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
  • Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
  • Aktualisht i dyshuari gjendet në arrati.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë policinë përmes numrit 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com,
aplikacionit ‘Lajmëro policinë’, apo në stacionin policor më të afërt. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.