Poligoni i shenjtërisë sportive në Pallatin e Rinisë, bëhet inaugurimi i pajisjeve të reja në vlerë 100 mijë euro

Është bërë inaugurimi i pajisjeve të reja në poligonin e shenjtarisë sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Këto pajijse janë donacion i Fondi Zhvillimor i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive dhe kapin vlerën e 100 mijë eurove, transmeton Indeksonline.
Pajisjet u inauguruan nga zëvendësministri për Kulturë Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetari i Federatës së Shenjtarisë Sportive në Kosovë, Gëzim Hazrolli.
Me mbështetje nga Fondi Zhvillimor i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive(ISSF), Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës është furnizuar me një sistem prej dhjetë (10) caqe elektronike, dhjetë (10) pushkë standarde dhe dhjetë (10) pistoleta standarde. Të gjitha këto pajisje, janë të cilësisë më të lartë në treg, ndërsa sipas kryetarit Hazrolli kanë vlerën e rreth 100 mijë euro.
Me mbështetje nga Departamenti i Sportit, i MKRS-së, në poligonin e shenjëtarisë sportive të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës(FSHSK), është bërë një investim thelbë̈sor, për herë të parë, së paku nga përfundimi i luftës çlirimtare. Është bërë rregullim i përgjithshëm i poligonit, duke përfshirë tavanin, muret, dyshemenë̈, ndri̧imin, platformën për mbajtjen e caqeve, etj./Indeksonline/
