11:49 / E Premte, 05 Gusht 2022 / A. M.

Politika arsyeja e ”ftohjes” së raporteve mes dy artistëve me famë botërore

Politika siç duket është bërë ’mollë sherri’ , mes Kanye West dhe John Legend.

Miqësia mes dy këngëtarëve ka pasur krisje qysh prej zgjedhjeve që u mbajtën në SHBA, krejt kjo pasi që reperi mbështeti ish-presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton IndeksOnline.

“Epo, ju e dini, ne nuk jemi aq miq sa dikur, sepse unë sinqerisht mendoj se ne nuk u pajtuam publikisht për kandidimin e tij për postin, mbështetjen e tij për Trump. Mendoj se u bë e tepërt për ne që të mbanim miqësinë tonë, sinqerisht”, tha këngëtari./IndeksOnline/