22:51 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Politika dhe zhvillimi ekonomik – Çka po i mungon klasës politike kosovare?

Sot në Ditë mbas Dite të TV Rrokum është diskutuar për aktualitetin politik dhe zhvillimet ekonomike në Kosovë.

Gazetari Bekim Kabashi ka folur për Gjykatën Speciale duke përmendur “ndërrimin” e qëndrimeve të liderëve kryesore politikë në raport me nismën për Shfuqizimin e kësaj gjykate.

“Ka qenë e paqartë nisma për shfuqizimin e Speciales, sepse kjo na ka qit në pozitë që kemi mundur edhe me i prishë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë Kabashi.

Agim Shahini, AKB është shprehur se është e rëndë për Kosovën, kur kryeministrit i refuzohet viza nga një vend siç është SHBA.

“Kjo për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Demarkacionit e Speciales”, ka thënë ai, duke shtuar se, “mbas ndryshimit të qëndrimit të tij ndaj Speciales, erdhi lajmi që Britania, megjitahtë ia dha vizen Kryeministrit”, ka thënë ai.

Gazetari, Astrit Veliqi theksoi se problem më i madh i kësaj Qeveria janë kauzat e mëdhaja politike.

“Kosova e ka trenin e fundit me ec përpara dhe me kriju një momentum të ri politik, në mënyrë që me dalë nga izolimi total i kësaj shoqërie”, tha ai.

Ndërsa Shahini më tej konsideron se klasës politike në Kosovë po i mungon strategjia konkrete në vendimet e mëdha, pa çka sipas tij, kjo po ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kabashi në anën tjetër, thotë se Kosova në krahasim me vendet e rajonit, prin në nivel pagash por ngec në shumë aspekte.

“Ka ngecje në sektorin gjyqësor, atë shëndetësorë apo edhe arsimor”, përfundon ai.