75 Mall Live Search
19:16 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Politika “me mish e me shpirtë” tenton ta mbajë Ademin në krye të FFK-së, ja kur mund të shkarkohet ai

Ministria e Administrimit Publik ka rënë në kundërshtim me ligjin duka ia zyrtarizur Agim Ademit me mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së.

Për këtë vendim ministria thirret në Nenin 39 të statutit të FFK-së, i cili prezicon qartë që mandati i Ademit nuk mund të jetë 4 vjeçar.

Ky dokument është nënshkruar nga ish militanti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Kosumi.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, është distancuar nga qëndrimi zyrtar i Departamentit Ligjor të cilin e lëshoj vetë ky dikaster të hënën, ku u vërtetua se mandati 4 vjeçar i Agim Ademit është ilegal. Ky është një tjetër fakt i mbështetjes që po i bën ministri në detyrë, Kujtim Gashi.

Ndërsa, Komiteti Olimpik ka dalë në kundërshtim me vendimin e vetë Asamblesë së Përgjithshme, duke ia pranuar mandatin kryetarit të FFK-së.

Kjo është mënyra se si politika po mundohet të qes mjegulli në opinion duke mbështetur mandatin e Ademit.

Sipas burimeve të Indeksonline, kandidati për postin e presidentit të FFK-së, Arianit Ahmeti do të dorëzoj nënshkrimin e delegatëve të FFK-së për largimin e kryesisë së këtij institucioni.

/Indeksonline/