07:15 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Politikanët bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetë e aktivistë të LVV-së do të bëjnë homazhe në Prekaz.

Përkatësisht, homazhe do të bëjnë tek Kompleksi Memorial i Familjes Jashari e më pas vizitë në familje.

Homazhet mbahen nga ora 8:00 e mëngjesit.

Ndërsa, edhe Kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Homazhet do t’i bëjnë në ora 12:30./Indeksonline/