16:20 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Politikanët e Gjilanit mblidhen në Pejë për të ndjekur ndeshjen Drita-Prishtina (Foto)

Është duke u zhvilluar ndeshja e xhiros së fundit të Superligës, ku do të vendoset kampioni.

Në këtë lojë për titullin e të parit ndeshen Drita e Gjilanit si dhe Prishtina por në stadiumin e qytetit të Pejës.

E për të ndjekur këtë ndeshje të pranishëm janë edhe shumë fytyra publike, raporton Indeksonline.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi si dhe zv/ministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu.

Të gjithë këta vijnë nga qyteti i Gjilanit dhe shkuan për të bërë tifozeri për ekipin e tyre të zemrës teksa loja Prishtinë-Gjilan veçse ka filluar./Indeksonline/