Politikanët në mbarë botën të shokuar nga vërshimi i ithtarëve të Trump në mjediset e Kongresit

Në mbarë botën kanë reguar të shokuar politikanët lidhur me trazirat në Uahsington dhe vërshimin e demonstruesve, mbështetës të presidentit Donald Trump, në Kapitol. Disa bëjnë fjalë për një „sulm ndaj demokracisë“.
“Jam vërtetë i shokuar dhe i trishtuar, që kombi ynë – një pishtar dhe shpresë për demokracinë për shumë kohë – ka mbërritur në një pikë kaq të errët”. Eshtë ky reagimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden: “Kongresi i SHBA-së është një tempull i demokracisë. Të vështrosh skenat e sotme në Uashongton D.C. është një shok”, thekson Bideni.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel nënvizon: “Armiqtë e demokracisë do të gëzohen nga këto imazhe të papërfytyrueshme nga Uashingtoni. (…) Trumpi dhe mbështetësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votueseve dhe të votuesve amerikanë dhe të heqin dorë prej shkeljes me këmbë të demokracisë.”
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në reagimin e tij thekson: “Eshtë një sulm i padurueshem ndaj demokracisë. Presidenti Trump e ka përçarë thellë vendin – tani po duket se sa shumë (është përçarë) vendi.
Presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen: “SHBA-ja në mbarë botën është simboli i demokracisë e tani është vendimtare, që atje të realizohet një ndryshim paqësor dhe i rregullt i pushtetit.”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vëren: “Aktet e dhunës ndaj institucioneve armeikane janë një sulm i rëndë ndaj demokracisë.”
Kryeministri i Italisë thekson besimin ndaj demokracisë amerikane: “Demokracia amerikane është rezistente, ka rrënjë të thella dhe do ta kapërcejë krizën”.
Pas mësymjes së demonstruesve përkrahës të presidentit Donald Trump, që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve preisdneciale, në Kapitol u dërguan trupat e Gardës Kombëtare. Në kohën që Kongresi po mblidhej për të vulosur humbjen e Trumpit, kampi i përkrahësve të tij doli në protesta të dhunshme. Gjatë trazirave një grua humbi jetën. Masa e demonstruesve të indinjuar pasi çau me dhunë gardhin e sigurisë sulmoi Kapitolin, duke depërtuar deri në mjediset e brendëshme. Imazhet filmike dhe fotografike tregojnë, se si njerëzit e revoltuar marshojnë në mjediset e brendshme në National Statuary Hall.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e ndërprenë seancën, gjatë së cilës do të vulosej humbja e Trumpit kundrejt rivalit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sipas NBC-së nënpresidenti Mike Pence u zhvendos në një vend të sigurt. Kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Bowser vendosi ndalimqarkullimin, që hyri në fuqi në orën 18:00 (06.01). Nga të shtënat humbi jetën një grua, sipas të dhënave të policisë. Disa shtete federale kanë dërguar Gardën Kombëtare në Uashington për mbrojtjen e Kongresit. Sipas të dhënave të autoriteteve ndërkohë Kapitoli është sërish i sigurt.
Demokratët e presidentit të ardhshëm Joe Biden, sipas parashikimeve të mediave në SHBA me zgjedhjet në shtetin federal të Georgias kanë siguruar kontrollin në Senatin e SHBA-së. Mediat NBC dhe CBS dhe agjencia AP njoftojnë, se pas kandidatit Raphael Warnock dhe Jon Ossoff ka fituar në votimet në Georgia.DW