Politikani gjerman që doli kundër intervenimit të NATO-së në Kosovë, flet pas 20 viteve
Ish-politikani gjerman Oskar Lafontaine në vitin 1998 doli kundër vendimit të ish- kancelarit gjerman, Gerhard Schroder që kishte përkrahur intervenimin e NATO-së në luftën mes Serbisë dhe Kosovës.
Pas mosmarrëveshjeve, Lafontaine kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij si Ministër i Financave dhe kishte dal nga koalicionin me partinë e tij, SPD.
Nga kjo ngjarje kanë kaluar 20 vite. Për të shënuar përvjetorin e kësaj ngjarje, ka folur vet protagonisti, Lafontaine në një intervistë për ‘General Anzeiger Bonn”, transmeton Indeksonline.

Lafontaine në intervistë ka treguar arsyet se pse kishte prishur raportet me ish-kancelarin, Schroder.
“Arsyeja ishte politika e tij, të cilën unë nuk mund ta mbështesja. Bëhej fjalë për hyrjen e Gjermanisë në luftën e paligjshme në Jugosllavi dhe kishte të bënte me uljen e mirëqenies sociale. Përveç kësaj, projekti im i rregullimit të tregjeve financiare globale nuk u mbështet. Sot mund të thuhet që frika ime se një ndryshim i tillë politike do të qonte në një rënie të demokracisë sociale gjermane është konfirmuar” u shprehë ai.
“Në parim koordinimi mungonte. Pika më e rëndësishme ishte se Schroder dhe Fischer i kishin premtuar presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton pjesëmarrjen në luftën e Jugosllavisë pa më njoftuar mua, kryetarin e partisë SPD. Ky ishte përfundimi i çdo bashkëpunimi” tha Lafontaine.

Në fund të intervistës ai tha Gjermania duhet të ketë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë dhe jo vetëm me SHBA-në./Indeksonline/