23:03 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Politikani kosovar i gëzohet fitores së Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit vazhdoi sonte rrugëtimin e tyre për të qëndruar të pamposhtur këtë sezon pasi arritën të fitojnë me rezultat 3-2 kundër skuadrës së West Ham.

E siç duket kësaj fitore ju ka gëzuar edhe zëvendës kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Ai ka bërë një postim në  faqen e tij në facebook ku ka postuar një fotografi të Salah dhe Mane me mbi shkrimin ’27 ndeshja-26 fitore’.

Liverpooli deri më tani në këtë sezon nuk e ka humbur as një ndeshje./IndeksOnline/.