75 Mall Live Search
14:04 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L K

Politikani kosovar që tashmë shumë vjet pastron vullnetarisht rrugën për në bjeshkë (Pamje)

Dimri në bjeshkë të Istogut asnjëherë nuk është i lehtë. Por Istogu me rrethinë e kalon këtë vështirësi gjithmonë falë një individi.

Gani Dreshaj, ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës ka shumë vjet që me mjete vetjake liron rrugën për disa zone të bjeshkëve të Istogut.

Këtë e bën për të ndihmuar zhvillimin e turizmit dimëror si pasionant edhe vetë i sporteve dimërore.