17:17 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Politikani meksikan filloi fushatën nga një arkivol

Një nisje e pazakontë fushate elektorale është bërë në Meksikë ku një kandidat i kongresit ka dalë nga një arkivol, si një mënyrë për të theksuar menaxhimin e pandemisë në këtë vend dhe mijëra jetët e humbura nga Covid.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një tjetër mesazh i kësaj nisje ishte dhe viktimat e shkaktuara nga dhuna e lidhur me kartelet e drogës.

Carlos Mayorga, një kandidat i dhomës së ulët për partinë Encuentro Solidario në shtetin verior të Chihuahua, tha se po ju dërgonte një mesazh politikanëve që njerëzit po vdesin “për shkak të indiferencës së tyre”.

Mayorga mbërriti brenda një arkivoli me ngjyrë ari në një tubim fushate në një urë midis qytetit kufitar meksikan të Ciudad Juarez dhe El Paso, Texass.

Ai u shoqërua nga ndihmës të veshur me pajisje mbrojtëse personale dhe mbanin buqeta me lule për të tërhequr vëmendjen për numrin e të vdekurve në shtetin meksikan prej më shumë se 200 mijë – një nga më të lartët në botë.

“Politikanët kanë heshtur për nivelet e larta të krimit të organizuar. Ata kanë heshtur për situatën kaotike COVID-19”, tha Mayorga