13:11 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Politikani serb: Nuk e njoh Tribunalin e Hagës, Mlladiq është hero

Lideri i Lëvizjes Opozitare në Serbi, Dveri Bosko Obranoviq ka thënë se i hedh poshtë të gjitha vendimet e Tribunalit të Hagës, i cili sot dënoi me burg të përjetshëm ish gjeneralin serb, Ratko Mlladiq.

Sic raportojnë mediat serbe, Obranoviq ka theksuar se vendimi për dënim të përjetshëm është i jashtëligjshëm, të padrejtë dhe anti serb, duke e quajtur hero Mlladiqin, transmeton Indeksonline.

Obranoviq ka thënë se dënimi i përjetshëm ishte kulminacioni antiserb i Gjykatës së Hagës, duke shtuar se ai nuk e njeh këtë gjykatë si të tilla. /Indeksonline/