14:01 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Politikani shqipat shkon në Qabe: Për shpirtin e babës…

Fillmisht mori pjesë në konferencën e koalicionit global kundër ISIS/Daesh. Por më pas ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e shfrytëzoi të premtën për një ngjarje tjetër.

Politikani shqiptar këtë të premte e ka shfrytëzuar për të vizituar Qabenë, për të bërë ritin e Umres për babanë e tij të ndjerë.

“Babën, vdekja e mori pa e vizituar Qabenë! E shfrytëzova këtë të premte në Arabinë Saudite me nijet për të bërë umre për shpirtin e Tij. Ishte besimtar i devotshëm me besim të sinqertë tek i madhi Zot!”, ka shkruar Osmani nga Qabja./Indeksonline/