Politikani shqiptar, Braçe “godet” Zhegrovën: Po shkon te klubi i avokatit, ngriji pantollonat o çun!

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova gjatë këtyre ditëve bëri një prej transferimeve më të mira në merkaton e verës.
Zhegi firmosi me Juventusin nga Lille për rreth 20 milionë euro, shkruan Indeksonline
Politikani shqiptar, Erion Braçe e ka “goditur” lojtarin kosovar, duke ia dhënë një kritikë për veshjen e tij.

“Pupupupupu! Ngriji pantallonat o çun. Po vjen tek ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, e ka komentuar Braçe vizitën e Zhegrovës te Zonja e Vjetër.
Kujtojmë se Zhegrova do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me Kosovën, pikërisht për shkak të transferimit te Juventusi./Indeksonline/