Politikani shqiptar i lumtur që u takua me Putinin
Politikani e diplomati shqiptar, Luan Rama është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Shën Petërsburg.
Takimi, siç ka njoftuar vet rama, ka ndodhur pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithëshme të Unionit Ndërparlamentar.
“Shën Petërsburg: me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithëshme të Unionit Ndërparlamentar”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Siç shihet në foto, Rama duket i lumtur që ka pas rastin ta ketë një kujtim nga Putini./AktivPress