23:26 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Politikani shqiptar surprizon Olta Gixharin, aktorja në kulmin e lumturisë (Foto)

Një surprizë krejtësisht e papritur, por e këndshme i ka ndodhur mbrëmjen e sotme Olta Gixharit.

Aktorja më seksi shqiptare ka takuar në aeroportin e Vienës ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Një takim i rastësishëm ky që ka zbukuruar ditën e biondes lozonjare, e cila duket se e ka shijuar shumë kafen me liderin historik të Partisë Demkoratike.

‘Surpriza e nje udhetimi’, ka shkruar Olta krah fotove me ish-kryeministrin… Dhe siç mund të vihet re qartazi, ajo duket mjaft e lumtur për këtë surprizë, që i ka rezervuar fati.

Prej disa ditësh ish-kryeministri ndodhej jashtë vendit, në një udhëtim që u la jashtë vëmendjes së mediave. Ai mungoi edhe në seancën e ditës së enjte në parlament.