15:40 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / L K

Politikani spanjoll qëllohet me plumb në fytyrë në Madrid

Politikani veteran i krahut të djathtë spanjoll Alejandro Vidal-Quadras është dërguar në një spital në Madrid pasi u qëllua me armë zjarri në një rrugë në kryeqytet, tha policia të enjten.

Vidal Cuadras, 78 vjeç, ishte një anëtar për një kohë të gjatë i Partisë Popullore konservatore të Spanjës, lideri i saj rajonal në Katalonjë dhe një anëtar i Parlamentit Evropian përpara se të ndahej për të ndihmuar në themelimin e partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Policia tha se ai u qëllua në fytyrë në një rrugë qendrore rreth orës 13:30 me orën lokale dhe ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital./Indeksonline/