19:38 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Politikani zviceran mahnitet nga Osmani: Është një udhëheqëse e vërtetë

Politikani zviceran, Cédric Wermuth gjatë ditës së sotme priti në takim u.d Presidenten, Vjosa Osmanin, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ishte i mahnitur nga aftësia e saj e analizës, qartësia në vizionin politik dhe energjinë që e ka për punën e vet.

Po ashtu Wermuth shtoi se Osmani është një udhëheqëse e vërtetë dhe një model për të gjithë.

Ne gjithmonë do të jemi me ju duke luftuar në anën e popullit kosovar“, tha ai.