75 Mall Live Search
15:20 / E Enjte, 17 Prill 2025 / L K

“Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit”, reagon Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka reaguar për rrjedhën e seancës së sotme.

Kreu i AAK-së e ka quajtur Albin Kurtin si orkestrues të kësaj situate.

“Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.
Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.
Është fare e thjeshtë:
Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.
Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.
Formo Qeverinë.
Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.
Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen” shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/