PolitikOFF, super spektakli veror fillon sonte në Kanal10

Nga sonte e në dy javët në vazhdim do të keni mundësi të ndiqni një super emision në televizionin e gazetarëve.
Ambasadorë, politikanë, deputetë, kryetarë komunash dhe jo vetëm, do të garojnë mes vete në makina karting, në një format unik të cilin e realizojmë në ambintet e bukura të Prishtina Mall.
Adrenalinë, garë, intervista ekskluzive, debate interesante, në nje super produksion prej me shumë se 30 kamerave televizive.
Gara brenda partive politike e jashtë tyre. Gara ndermjet analistëve e afaristëve por edhe debatuesve të Politikos.
Të gjithë me synim për nga finalja e madhe.
Në premierë të këtij emisioni, garojnë ambasadorët bashkë me ish-kampionin dhe me drejtuesin e bordit të Prishtina Mall. Një spektakel që duhet ta ndiqni me patjetër, në projektin më të madh ekonomik të pasluftës në Kosovë, Prishtina Mall.
Sonte në orën 21:30 në Kanal 10
PolitikOFF me Kushtrim Sadikun