23:00 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Politologu Kastrati: E premtja përcaktuese, VV e LDK, ose qeveri gjithëpërfshirëse

Politologu Ardian Kastrati ka thënë se pret që e premtja e kësaj jave të jetë përcaktuese për formimin e koalicioni nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, në rast se nuk ndodhë marrëveshja, atëherë duhet të vijnë në shprehje opsione të tjera për formimin e Qeverisë.

“Unë pres që deri të premten këta të kenë marrëveshje ose të fillojnë negociatat për krijimin e një mundësie tjetër të krijimit të qeverisë. një opsion i mundshëm është një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila në njërën anë mund të adresojë çështjet emergjente, siç është çështja e votimit të buxhetit dhe të tjera, kurse ne e kemi Kuvendin legjitim që ka dalur nga 6 tetori, i cili mund ta mandatojë presidentin Thaçi me një ekip të unitetit, i cili do të vazhdonte dialogun politik me Serbi, përderisa qeveria gjithëpërfshirëse përveç buxhetit dhe çështjeve të ngjashme do të mund të adresonte edhe çështjen e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë ai në RTK.