Politologu: Kosovës po i behët presion që të lëshojë pe më shumë ndërsa Serbisë mos të ngutet sepse nuk është e nevojshme

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vizituar sot komunën e Mitrovicës më c ‘rast ka ecur edhe mbi urën e Ibrit, ku sipas tij vendimi për hapjen e kësaj urë duhet të merret përmes dialogut.
Një deklaratë të tillë e ka konsideruar favorizues për Serbinë, politologu Dritëro Arifi.
Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se Bashkimi Evropian është duke dërguar sinjale që nuk është e sigurt se nëse do të zbatohet një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sa i përket deklaratës së Lajak në çështjen e urës, që duhet të dyja palët, kjo është shumë, normale që duhet të dyja palët por në parim Serbia janë marrë vesh në Bruksel dhe në Ohër që marrëveshja evropian është duhur që logjikisht dhe rrjedhimisht edhe ura do të duhej të hapej sepse ekziston një marrëveshje”, ka thënë Arifi.
Arifi gjithashtu theksojë se Kosovës po i behët më shumë presion se sa Serbisë për zbatim të marrëveshjes.
“Në këtë formë Bashkimi Evropian po dërgon sinjale që nuk është i sigurte se sdo të zbatohet marrëveshja, forma se si është prononcuar z.Lajcak është e drejtpërdrejtë apo e tërthorazi i behët presion Kosovës që të lëshojë pe më shumë dhe Serbisë mos të ngutet sepse nuk është e nevojshme që të ngutet, pra kështu është kuptuar pra njëfarë pozicioni jo vetëm neutral por favorizues për palën tjetër”, theksojë Arifi./IndeksOnline/