Daley Blind pranë transferimit te Barcelona
Daley Blind është një hap larg transferimit te Barcelona.
Futbollisti holandez, i cili është drejt përfundimit të kontratës me Manchester United, në janar me të gjitha mundësitë do të bëjë gati valixhet për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”.
Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, e ardhmja e tij do të jetë në La Liga, ku klubi “blaugrana”, e ndjek prej kohës dhe do ta merrte me parametër zero. Dalay është djali i ish-mbrojtësit të famshëm të Ajaxit të Amsterdamit dhe Kombëtares së Holandës Danny Bild. Ai luan si mbrojtës i majtë, në qendër, por edhe si mesfushor shkatërrues. Kjo është arsyeja që Barcelona e pëlqen këtë lojtar polivalent.