Polonia dhe Holanda ndahen në ”paqe”, ”Tulipanët” një pikë larg Botërorit
Ka përfunduar pa fitues ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës, mes Polonisë dhe Holandës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”PGE Narodowy” në Varshavë, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Polonia shkoi në pushim në epërsi, me golin e shënuar nga Jakub Kaminski, në minutën e 43-të.
Me të nisur pjesa e dytë, pas katër minutave lojë, Memphis Depay barazoi shifrat në 1-1.
Ky rezultat i shkon për shtati Holandës, pasi në ndeshjen e fundit kundër Lituanisë, i nevojitet vetëm një pikë për të siguruar biletën për Botëror.
“Tulipanët” janë lidere e grupit G me 17 pikë, tre më shumë se Polonia, derisa ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për këto kualifikuese./IndeksOnline/

