Polonia do të lejojë SHBA-në të përdorë avionët e saj MIG-29

Ministria e Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se është e gatshme të vendosë avionët e saj MIG-29 në bazën ajrore Rammstein në Gjermaninë jugperëndimore.
Këtu, ato do të “vihen në dispozicion të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, transmeton IndeksOnline.
Në deklaratën e ministrisë thuhet: “Në të njëjtën kohë, Polonia kërkon nga Shtetet e Bashkuara të na ofrojnë avionë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse”.
Polonia është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së avionëve./IndeksOnline/