Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen, tha zyra e tij më 26 shtator.
Polonia ka mirëpritur më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit të tyre në shkurt të vitit 2022. Shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.
Nawrocki kishte vendosur veto në draftin e parë të tekstit që i ishte dërguar nga Qeveria polake në gusht, duke kërkuar që disa nga përfitimet për refugjatët të hiqeshin.
Kjo kërkesë rriti shqetësimet në mesin e komunitetit ukrainas, por edhe punonjësit polakë, të cilët u frikësuan se mund të humbasin punën.
Qeveria më pas përgatiti një projektligj të ri, të cilin e nënshkroi Nawrocki të premten.