75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / MSH

Pompa e ngrohjes Bruno 3in1 DC Inverter EVI – Zgjidhje efiçiente për ngrohje, ftohje dhe ujë të nxehtë për shtëpinë tuaj!

Duke iu përgjigjur sfidave globale si rritja e kostos së energjisë dhe shqetësimeve mjedisore si ndryshimet klimatike, përdorimi i padrejtë i burimeve natyrore për qëllimet të ngrohjes dhe ndotja e ajrit, Brunotech ka zhvilluar zgjidhje inovative dhe efiçiente. Duke u përqendruar në uljen e konsumit të energjisë dhe reduktimin e kostove, Bruno 3in1 DC Inverter EVI është zgjidhja e vetme  për ngrohjen, ftohjen dhe furnizimin me ujë të nxehtë në shtëpi që adreson gjithashtu, sfidat mjedisore duke ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të shfrytëzimit jo të drejtë të resurseve natyrore.

Bruno 3in1 DC Inverter EVI është dizajnuar posaçërisht për të përmbushur nevojat për ngrohje dhe ftohje në shtëpi dhe për hapësira të biznesit. Funksionaliteti 3në1, siguron temperatura optimale dhe në të njëjtën kohë edhe ujë të nxehtë për përdorim shtëpiak, me teknologjinë DC Inverter EVI, e vërtetuar për performancë optimale edhe në rast të kushteve ekstreme të motit.

Një nga karakteristikat kryesore të Bruno 3in1 DC Inverter EVI është efiçienca e energjisë. Me një vlerësim A+++, siguron konsum minimal të energjisë ndërsa ofron ngrohje dhe ftohje maksimale, që përkthehet në ulje të faturave të energjisë dhe ndikim shumë të vogël në mjedis.

Ndërsa, Teknologjia EVI (Enhanced Vapor Injection) është çelësi i aftësisë së kësaj pompe për të operuar me efikasitet në të ftohtin dhe përmirëson performancën e kompresorit, duke ruajtur një efikasitet të lartë energjitik edhe në temperatura deri në -25°C,  që e dllon nga sistemet e tjera dhe ato konvencionale që nuk mund të funksionojnë optimalisht në kushte të tilla.

Kjo pompë përdorë gasin natyror R32, gas efikas në transferimin e nxetësisë, duke rezultuar në COP (Koeficienti i Performancës) më të lartë dhe në kosto më të ulta operative. Dhe, falë dizjanit e teknologjive inovative të integruara, funksionimi i qetë me një nivel të ultë të zhurmës deri 40dB(A) në disatancë prej një metër e bënë Bruno 3in1 DC Inverter EVI miqësore me ambientin.

Në konsideratë për një eksperiencë të shkëlqyre për përdoruesin, Bruno 3in1 DC Inverter EVI ka të integruar Wi-Fi dhe përmes aplikacionit në kohë reale mund të kontrollini temperaturën dhe të kontrolloni funksionet e tjera përmes aplikacionit të lehtë për t’u përdorur nga smartphonët tuaj pavarsisht vendodhjes.

Ndërsa, një investimi në një zgjidhje të tillë është vërtetuar të jetë i arsyeshëm ekonomikisht dhe ju mund të kualifikoheni për t’u subvencionuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.