Pompat respektojnë vendimin e qeverisë, ulet pak çmimi i derivateve (Foto)

Pikat e shitjes së karburanteve në tregun e Kosovës kanë zbatuar vendimin e sotëm të qeverisë i cili përcakton çmimin maksimal të shitjes së naftës, benzinës e gazit.
IndeksOnline ka vizituar shumë prej tyre, ku në tabelat informuese, figuron çmimi i përcaktuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
MINT sot në mëngjes ka publikuar çmimet e reja të produkteve të naftës, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme.
Sipas këtij vendimi, çmimet janë si në vijim:
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel: 1.85 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinç: 1.74 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gaz: 0.78 euro për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot në ora 10:00, i vlefshëm 24 orë!
