75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pompeo: Irani duhet të sillet si një shtet normal

Sekretari amerikan i shtetit,  Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshëm të angazhohen në bisedime me Iranin pa parakushte për programin e tij bërthamor.

Pompeo këto komente i bëri të dielën në takimin e tij me homologun zviceran, Ignazio Cassis ,në qytetin Bellinzona të Zvicrës.

“Presidenti Trump ka treguar gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime me iranianët gjatë ditëve të fundit, ai nuk ka shumë kohë që e tha këtë, ai tha vetëm para pak ditëve.

“Unë do të jem i gatshëm të nisë këto bisedime kur iranianët tregojnë se do të sillen si një komb normal”

“Kjo sfidë e vërtetë është brenda Iranit sot, kjo nuk është shkaktuar nga sanksionet ekonomike, kjo është shkaktuar regjimi islamik që ishte për 40 vjet”, ka thënë Pompeo.