75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pompeo: SHBA-ja do që Greqia ta udhëheqë Ballkanin

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, thotë se SHBA-ja dëshiron që Greqia ta udhëheqë Ballkanin.

Ai tha për televizionin grek Sky se në një kontekst më të gjerë, SHBA-ja kujdeset që Ballkani të stabilizohet, pasi ky është një rajon me “plot sfida” dhe se ata duan ta shohin Greqinë, duke e udhëhequr atë, raporton agjencia e lajmeve ANA.

“Ne duam një fillim të ri me kryeministrin e ri Kirijakos Micotakis dhe ekipin e tij që ta udhëheqë rajonin përpara dhe krijimin e stabilitetit në të gjithë rajonin”, ka thënë Pompeo.