Pompeo: ShBA-ja qëndron pranë Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo pas takimit që pati dje me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ShBA-ja do t’i qëndroj afër Kosovës.
“Takim i mrekullueshëm me kryeministrin e Kosoves, Hoti në Uashington dje. ShBA-ja do të qëndroj afër Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Pompeo në postimin e tij në Tëitter, transmeton Indeksonline.
Të premten, Kosova dhe Serbia, në sy të presidentit Trump, nënshkruan një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Hoti pati disa takime me zyrtarë të lartë amerikan./Indeksonline/
Great meeting with Kosovo's Prime Minister Hoti yesterday in Washington. The U.S. stands with Kosovo in its efforts to advance economic prosperity, strengthen the rule of law, and fight corruption.
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) September 6, 2020