16:43 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Poni me dedikim për fansen e ndjerë

Këngëtarja e famshme Poni dhe shumë e dashur për publikun , ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Instagram” një postim ku flet për një fanse të saj që ka ndërruar jetë.

Kësaj të njejtës ajo i kishte premtuar që do t’i këntonte në dasëm.

“ U bëre engjëll edhe pse engjëll ishe Alvina, vetëm 22 vjece ! Kur të takova në spital në “New York” të premtova se do të të këndoja në dasëm një ditë ! Tre muaj luftove, por nuk ia dole. Ah sikur të ishte me radhë dhe me moshë gjithçka ! Prehu në paqe engjëll, këngën tënde të preferuar do ta këndoj sa herë do të kujtoj.” – ka shkruar Poni në Instastoryn e saj./Indeksonline/