75 Mall Live Search
19:55 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Ponte Prizreni në stilin e kampionit, e demolon Pejën!

Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon me fitore në “Five Star Super Liga”.

Liderët sonte mposhtëm e rezultat të thellë 115-97 skuadrën e KB Pejës, transmeton Indeksonline.

Pikëshënuesi më i mirë tek Ponte ishte Myles me 31 pikë 4 kërcime dhe 8 asistime. Paraqitje të mrië patën edhe Vaughn me 24 pikë, Hajdari me 18 pikë dhe Zenelaj me 21 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa tek Peja më të dalluarit ishin Dardan Berisha me 26 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime. Nga lëndimi, pas një kohe të gjatë, u rikthye edhe Lis Shoshi që pati paraqitje tejet të mirë.

Shoshi në 25 minuta lojë shënoi 25 pikë dhe pati 10 kërcime./Indeksonline/