“PopCulture2000s” vulos suksesin: “BonBon” e Era Istrefit, kënga e vitit 2016
Kënga “BonBon” e Era Istrefit vazhdon të mbetet një nga momentet më të paharrueshme të muzikës pop të dekadës së kaluar.
Faqja e njohur ndërkombëtare e shoubizit dhe muzikës, “PopCulture2000s”, e ka përzgjedhur hitin e artistes shqiptare si simbol të vitit 2016, duke rikthyer në vëmendje ndikimin e madh që kjo këngë pati në skenën globale, shkruan IndeksOnline.
Në postim, “PopCulture2000s” vlerëson se “BonBon” ishte kënga e 2016-s.
“Ajo është 2016-ta, meqë ra fjala” thuhet në postim.
Hiti i artistes u kthye në një fenomen viral në mbarë botën.
“BonBon”, e publikuar në vitin 2016, shënoi pikën e kthesës në karrierën e Erës, duke e vendosur atë në hartën botërore të muzikës pop.
Kënga numëron mbi 971 milionë klikime në “YouTube”./IndeksOnline/
she is 2016 btw pic.twitter.com/ViZBtvPrSk
— 2000s (@PopCulture2000s) January 21, 2026

