17:18 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2019 ishte 2.862.427 persona

INSTAT bëri të ditur se popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2019 ishte 2.862.427 persona.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri ka vijuar të rritet, me një normë pozitive rritjeje prej 0,08%, ndërsa numri i meshkujve ka rënë me normë 0,6%.

Gjatë vitit 2018 numri i lindjeve shënoi mbi 28 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje referuar të dhënave tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 108 djem.

Por në vitin 2018, gratë përbëjnë 50,1% të popullsisë gjithsej. Shtesa natyrore gjatë këtij viti ka qenë më e ulët për burrat sesa për gratë.