Pornostarja e famshme ndalohet në Indonezi, rrezikon 15 vjet burgim
Aktorja për të rritur Bonnie Blue, emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger , është ndaluar në Indonezi për shkak të dyshimeve për prodhimin e përmbajtjes pornografike, duke shkelur ligjet morale të vendit me shumicë myslimane.
Ajo përballet me një dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim.
Ajo pretendoi se kishte fjetur me 1,057 burra në 12 orë në një përpjekje për të thyer rekordin botëror për numrin më të madh të partnerëve seksualë në një ditë të vetme. Ajo tani është arrestuar gjatë një bastisjeje policore në një studio me qira në Bali.
Blue kishte marrë me qira një autobus, të quajtur “Bangbus”, për “javën e pushimeve shkollore” dhe grupi i saj përfshinte të paktën 17 turistë meshkuj me kombësi britanike dhe australiane.
Policia tha se grupi i Blue-t dyshohet se krijoi “përmbajtje që përmban elementë pornografikë ose imoralë”./Indeksonline/

