Porosia e Ambasadës amerikane për partitë politike, në Kosovë
Viti 2019 po mbyllet pa arritjen e krijimit të institucioneve si dhe rrethanave të qëndrueshme ekonomike ku periudha e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe tani situate aktuale politike në vend pa formim të institucioneve, duket se po ndikon keq në shumë çështje të cilat lidhen ngusht edhe me paraqitjet diplomatike të vendit.
Në një përgjigje për IndeksOnline, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, thotë se ata inkurajojnë liderët të cilët kanë marrë besimin që ta udhëheqin ekzekutivin, që ti formojnë sa më shpejtë institucionet.
Tutje nga ambasada amerikane thonë se të njejtit mezi presin të punojnë me qeverinë e re për çështje të cilat lidhe ngushtë me paqen e prosperitetin.
“Këto janë pyetje të shkëlqyera për t’u parashtruar partive politike. Ambasada e Sh.B.A-së mirëpret kushtetutën e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca, anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit dhe të gjithë Anëtarët. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë një qeveri të re e cila është e angazhuar të përmbushë mandatin e votuesve. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosperitetin”, thuhet në përgjigjen nga ambasada amerikane.
Kujtojmë se Ambasada e Amerikës në Prishtinë, vazhdimisht ka ka kërkuar formim sa më të shpejtë të institucioneve.
Kosova ka tash e 5 muaj që është pa institucione efektive.
Kjo erdhi pas dorëheqjes së ish-kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, vendim ky i cili e dërgoi vendin në zgjedhje të jashtëzkonshme, shkruan IndeksOnline.
Derisa dje legjislatura e shtatë e parlamentit të Kosovës është miratuar në seancën e konstituimit ku dy partitë kryesore u përfaqësuan pa një marrëvshje koalicioni pas dështimit të katër javëve bisedime.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 66 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim. /IndeksOnline/