75 Mall Live Search
12:55 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

Porosia e Blakajt për istogasit: Të dielën, dilni dhe votoni AAK-në, për Istogun që ecën përpara me punë, zhvillim dhe dinjitet!

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ukë Blakaj, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka bërë thirrje që të dielën të dalin masivisht në votime dhe të përkrahin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin tuaj gjatë gjithë fushatës! Të dielën, dilni dhe votoni AAK-në, për Istogun që ecën përpara me punë, zhvillim dhe dinjitet! Dritë për Istogun!”, ka thënë Blakaj.